Irani pretendon se ka shënjestruar 85 baza ushtarake amerikane në Bahrein dhe Kuvajt, si kundërpërgjigje ndaj sulmeve që, sipas Teheranit, u kryen nga Shtetet e Bashkuara në territorin iranian.
Garda Revolucionare Islamike (IRGC) deklaroi se sulmet erdhën si përgjigje ndaj asaj që e cilësoi si “shkelje të armëpushimit” nga Uashingtoni. Ndërkohë, autoritetet në Bahrein dhe Kuvajt aktivizuan sirenat e alarmit për raketa.
Deri më tani nuk ka konfirmim të pavarur për pretendimet e Iranit mbi goditjen e bazave amerikane, ndërsa autoritetet amerikane nuk kanë konfirmuar një sulm të tillë.









