FIFA ka mbajtur sot mbledhjen e parë të Komisionit të Disiplinës për Kupën e Botës.
Kurbani i parë i kësaj mbledhje u bë Federata Gjermane e cila u gjobit me 10 500 dollarë.
Gjermanët dolën kundër vendimeve të FIFA-s duke nisur një protestë me anë të gjestit të mbylljes së gojës me dorë, një shenjë në mbështetje të komunitetit LGBTQ.
Nga ana tjetër trajneri, Hansi Flick u paraqit vetëm në konferencë për shtyp para ndeshjes me Spanjën duke shkelur rregullat.
Të gjitha veprimet e kryera kundër FIFA-s iu kthyen gjermanëve me një gjobë.