-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kina presion qytetarëve të ndalin protestat

Kryesoret

Protestat që kanë shpërthyer në të gjithë Kinën me një numër të madh protestuesish kundër Partisë Komuniste në pushtet vijojnë të kërkojnë të drejtat e tyre.

Kjo protestë u nxit nga zemërimi për politikën gjithnjë e më të kushtueshme të autoriteteve kineze për zero raste të infektuar me COVID-19.

Policia e mobilizuar ka mbushur rrugët në përpjekje për të shuar protestat.

Për veç dhunës së ushtruar ndaj protestuesve ka lindur një problem i ri i cili po shqetëson të gjithë pjesëmarrësit e protestës.

Sipas protestuesve shume persona janë telefonuar dhe janë marrë në pyetje nga autoritetet pasi kanë marrë pjesë në tubime.

Ende nuk është e qartë se si policia ka zbuluar identitetin e protestuesve.

Ka pasur gjithashtu raportime se policia ka sekuestruar telefonat e protestuesve.

Pas sekuestrimit ata kanë kontrolluar telefonat nëse kishin të shkarkuara media sociale, mënyrë kjo për të ulur çdo shans që protestuesit të mos publikojnë pamje nga protestat.

Kina po vuan prej kohësh nga kontrolli i mediave sociale.

Situata është bërë më serioze pas fillimit të protestave ku janë fshirë postime që kanë lidhje me protestat.

Me rritjen e numrit të protestuesve në dhjetëra qytete të mëdha janë rritur edhe kërkesat për demokraci dhe liri.

Protestuesit madje kanë kërkuar largimin e liderit kinez, i cili ka sjellë kufizime të rrepta dhe mbikëqyrje digjitale të qytetarëve.

Një shenjë e mungesës së lirisë dhe demokracisë në vend.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit