-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shkrimtari serb ‘çmend’ të tijët: Njohja e Kosovës do të ndodhë, herët ose vonë!

Kryesoret

Edhe pse në Serbi nuk ka politikë të njohjes së Kosovës, është e nevojshme që shoqëria serbe të ballafaqohet me këtë çështje, thanë për RTK-disa nga autorët e edicionit të ri të “Buletinit Stanar”, që trajton temën e Kosovës, duke analizuar nëse fjala njohje mund të dëgjohet në Serbi pa frikë dhe në përputhje me liritë politike.

Njohja formale e Kosovës nga Serbia do të ndodhë herët a vonë, thotë shkrimtari Dejan Atanackoviq në një intervistë për RTK-në. Siç thekson ai, Kosova ka parlamentin e saj, qeverinë dhe pushtetin ekzekutiv në të gjithë territorin, dhe me pëlqimin me Serbinë një sërë marrëveshjesh të nënshkruara, që flet për një çështje të statusit të zgjidhur zyrtarisht.

“Çështja nuk është se duhet ta njohim pavarësinë e Kosovës, por të njohim realitetin serb dhe pjesë e këtij realiteti është se Kosova është shtet i padiskutueshëm. Ajo që është veçanërisht e rëndësishme për shoqërinë serbe është momenti i njohjes formale, diçka që patjetër do të ndodhë herët a vonë dhe nuk është e parëndësishme se kush do ta bëjë njohjen formale dhe në çfarë mënyre”, thotë Atanackoviç.

Atanackoviç është një nga autorët e edicionit të fundit të “Buletin Stanar”, i Grupit për Politikë Konceptuale, kushtuar një teme që konsiderohet e padëshirueshme në Serbi:

“A është e mundur të mendosh njohjen e Kosovës nëse je serb?”

Sipas Atanackoviç, Serbia duhet të kuptojë se pavarësia e Kosovës është rezultat logjik i politikës katastrofale serbe të viteve ’90.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit