Familjarët e viktimës 21-vjeçare e cila ndërroi jetë pas një aksidenti në Selanik dolën ditën e sotme para Gjykatës për të mbrojtur padinë që kanë bërë kundrejt 26-vjeçarit.
Ata paraqitën një raport mjekësor për të përforcuar akuzat që kanë ndaj shoferit dhe 19-vjeçares e cila ishte në makinë në momentin e ngjarjes.
Të dy të rinjtë ndiqen penalisht njeri si autori kryesor dhe tjetra si bashkëpunëtore.
Nga ana tjetër drejtuesi i makinës ka mohuar akuzat duke ia hedhur fajin 21-vjeçares se po të kishte kaluar në vijat e bardha aksidenti nuk do të kishte ndodhur.
Ai gjithashtu ka pohuar se po udhëtonte me shpejtësi normale rreth 50 km/h.
Pretendimet e tij u përgënjeshtruan nga dëshmitarët të cilët në deklaratat e tyre u shprehën se shoferi lëvizte me shpejtësi.
Gjithashtu ata shtuan se drejtuesi kishte humbur kontrollin e mjetit përpara se të përplaste 21-vjeçaren.
Në të njëjtën kohë, avokati theksoi në deklaratat e tij se teksa 21-vjeçarja ishte e shtrirë në trotuar pas përplasjes fatale, një person i panjohur kishte vjedhur shumën prej 1500 euro nga portofoli i viktimës.
Para të cilat i ishin thënë nga familja para se të largohej nga shtëpia.
Flet shqiptari që shtypi greken me makinë! Nëna realizon amanetin e vajzës