Kupa e Botës sot do të sjellë sërish emocione me ndeshjet e ditës së sotme të grupit A dhe grupit B.
Ndryshe nga ditët e kaluara, sot do të ketë 2 ndeshje në të njëjtin orar.
Në fushë do të zbarkojnë të parët për ditën e sotme skuadrat e grupit A me një përballje mes Ekuadorit dhe Senegalit.
Ndeshje e cila do të mbahet në stadiumin “Khalifa International” në orën 16:00.
Ndërkohë të zotët e shtëpisë, Katari do të përballet në orën 16:00 me Holandën në stadiumin e “Al Bayt”.
Katari deri më tani nuk ka fituar asnjë ndeshje dhe renditet e fundit në renditjen e grupit A.
Në orën 20:00 do të përballen në stadiumin “Al Thumama” skuadrat e grupit B, një ndeshje mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara.
Në po të njëjtën orë Anglia pret Uellsin në stadiumin “Ahmed bin Ali”.
Uellsi renditet e fundit në renditje me 1 pikë dhe shpreson për një “mrekulli” sonte kundër Anglisë.