Komisioni Evropian propozoi një plan për sekuestrimin e aseteve të ngrira ruse për të ndëshkuar Moskën për pushtimin e saj në Ukrainë, ndërkohë që BE do të kërkojë gjithashtu të krijojë, me mbështetjen e OKB-së, një gjykatë speciale për të hetuar dhe ndjekur penalisht krimet e mundshme të luftës ruse në Ukrainë.
“Ne kemi bllokuar 300 miliardë euro të rezervave të bankës qendrore ruse dhe kemi ngrirë 19 miliardë euro para të oligarkëve rusë”, tha në një deklaratë presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Russia must pay for its horrific crimes.
We will work with the ICC and help set up a specialised court to try Russia’s crimes.
With our partners, we will make sure that Russia pays for the devastation it caused, with the frozen funds of oligarchs and assets of its central bank pic.twitter.com/vaI7dqda74
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) November 30, 2022
Ajo shton se BE-ja dhe partnerët e saj mund t’i menaxhojnë këto fonde në afat të shkurtër dhe t’i investojnë ato. Të ardhurat mund t’i ndahen Ukrainës për të kompensuar dëmin e shkaktuar vendit.
“Ne do të punojmë për një marrëveshje ndërkombëtare me partnerët tanë për ta bërë të mundur këtë. Dhe së bashku mund të gjejmë mënyra ligjore për ta arritur këtë”, tha ai.
Von der Leyen tha gjithashtu se BE-ja do të përpiqet të krijojë, me mbështetjen e Kombeve të Bashkuara, një gjykatë speciale për të hetuar dhe ndjekur penalisht krimet e mundshme të luftës të kryera nga Rusia në Ukrainë.
“Ne jemi të gatshëm të fillojmë të punojmë me komunitetin ndërkombëtar për të arritur mbështetjen më të gjerë të mundshme ndërkombëtare për këtë gjykatë speciale”, tha presidenti i Komisionit.