Vladimir Kola, është autori i vrasjes së Briken Sanajt në Kodrën e Diellit. Më herët është raportuar se i vëllai i Brikenit, kishte plagosur në lagjen “Besëlidhja” në Lezhë një nga djemtë e familjes Kola.
Kjo dyshohet se ka qenë dhe shkaku që Vladimir Kola i ka marrë jetën Sanajt.
Kenand Antoni po ashtu është bashkëpunëtor në këtë ngjarje pasi ai bleu makinë e krimit te një shtetas nga Kosova Gjelosh Krasniqi në 24 tetor të 2022 dhe më pas ia ka vënë në dispozicion Vladimir Kolës.
Ky i fundit pasi kreu vrasjen e Sanajt e dogji automjetin bashkë me armën.