-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Italia: Evropa duhet të kufizojë ndikimin rus në Ballkan

Kryesoret

Evropa duhet të rrisë prezencën e saj në Ballkanin Perëndimor për të kufizuar ndikimin e Rusisë, ka thënë ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani, para nisjes së takimeve të organizuara nga NATO-ja në Bukuresht.

“Stabiliteti në Ballkanin Perëndimor është i rëndësishëm për paqe. Neve na duhet të ndalim rusët në Ballkanin Perëndimor, na duhet më shumë Evropë”, ka thënë Tajani.

“Ne duhet të mbrojmë këto shtete në Ballkanin Perëndimor, sepse është e rëndësishme që në këtë moment të punojmë së bashku, uniteti është i rëndësishëm dhe çon mesazh të fuqishëm te Rusia”.

Ministrat e Jashtëm të NATO-s takohen të mërkurën – për të dytën ditë me radhë – për të rikonfirmuar mbështetjen për shtetet e brishta në kufi me Rusinë, pas shqetësimeve për destabilizimin e tyre, prej nisjes së luftës së Moskës në Ukrainë, në fund të muajit shkurt.

“Arsyeja pse jemi duke u mbledhur është për të dërguar sinjal sesa i rëndësishëm është stabiliteti jo vetëm për NATO-n, por edhe për shtetet përtej saj”, ka thënë ministri i Jashtëm holandez, Wopke Hoekstra.

Aleatët e NATO-s janë zotuar të martën për të vazhduar ndihmën ndaj Ukrainës dhe për të riparuar infrastrukturën e saj të energjisë, e cila është dëmtuar rëndë si pasojë e bombardimeve ruse.

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se Moska është duke e përdorur dimrin si “armë lufte”, pasi si pasojë e dëmeve në rrjet, miliona njerëz kanë mbetur pa rrymë dhe ujë.

Presidenti rus, Vladimir Putin, e konsideron luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit