Disa detaje të reja janë dal në dritë nga ekzekutimi i 35-vjeçares nga Kosova, e cila u vra në oborrin e spitalit nga bashkëshorti i saj.
Në raportin e autopsisë thuhet se ajo është vrarë me tre plumba, dy në gjoks dhe një në kokë.
Ngjarja ka ndodhur gjatë mbrëmjes së të mërkurës, ku e reja shtatzëne u vra nga burri i saj në oborrin e Klinikës së Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Trupi i saj i është kthyer familjes për t’i dhënë lamtumirën e fundit.
Po ashtu familja e saj ka treguar se çifti ishte në proces divorci.