-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Artan Fuga: Matura, si domatet e kalbura

Kryesoret

Ishte një shitës që shiste domate të kalbura dhe i peshonte në një peshore të prishur që e kërdiste blerësin!

Një ditë shitësi disi pranoi se peshorja duhej rregulluar, disi e ekuilibroi. Por, vazhdonte të shiste domate të kalbura. Dhe bërtiste: E rregullova peshoreeeeeen!

Kështu më ngjajnë edhe ca përpjekje që bëhen për të rregulluar provimet e maturës. Puna nuk është si maten dijet e gjimnazit, puna është se ato dije janë domate të kalbura.

Për atë Zot, mos bërtisni se rregulluat peshoren, se ende vazhdojmë të shesim domate të kalbura!

Nuk po zgjatem këtu, por kur mendon se në dijet mungon filozofia që duhet të ishte katër vjet e detyrueshme, psikologjia, fenomenologjia, etika, logjika, retorika, antropologjia, edukimi mediatik, latinishtja, etj. kap kokën me duar dhe them:

Cfarë c’po u bëjmë o Zooooot!

Cfarë krimi i përditshëm ndaj brezit të ri, kombit, të ardhmes!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit