Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se janë marrë masat për të ndërtuar një mbikalim të ri në Sukth ndërsa pritet që sot në orën 22.00 deri në orën 23:00 do të bëhet montimi i elementit horizontal. Ky proces kërkon që rruga në të dyja senset e lëvizjes të bllokohet për 1 orë.
Rrugët e devijuara:
Lëvizja e mjeteve gjatë kësaj kohe do të realizohet nëpërmjet rrugëve alternative.
Sensi i lëvizjes Tiranë-Durrës do të devijohet në daljen qendër Sukth dhe do vazhdojë lëvizjen drejt Durrësit në segmentin e vjetër Tiranë-Durrës.
Sensi i lëvizjes Durrës-Tiranë do devijohet në segmentin e vjetër Durrës-Tiranë.
Kërkojmë mirëkuptimin e përdoruesve të rrugës për këtë ndërhyrje që po kryhet në këtë aks.
Mbikalimi metalik i Sukthit që u dëmtua pak kohë më parë si pasojë e një aksidenti duke shkëputur komplet pjesën kaluese nga elementet anësore/rampat e shkallëve.