-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

IKMT te “Prestige resort”! Salianji: Rama sillet si bandit

Kryesoret

Vjen reagimi i parë nga opozita. Deputeti Ervin Salianji akuzon kryeministrin Edi Rama për ndërhyrjen dhe sipas tij dërgimin e fadromave të IMKT-së te “Prestige resort” në Golem.

“Regjim banditesk, i instaluar në pushtet nga bandat Edi Rama sillet si bandit! News24, Balkanweb, Panorama, Gazeta Shqiptare mbahen nën presion dhe trysni të vazhdueshme vetëm se mendojnë ndryshe nga kryebanditi, se kanë zgjedhur të denoncojnë aferat, të jenë në krah të qytetareve!

IKM rikthehet tek “Prestige Resort”

Sot po shpaloset një tjetër akt i përdorimit të shtetit si lodër personale në duart e Ramës. Pa asnjë shkresë, pa lajmërim, pa dhënë asnjë shpjegim gjithë institucionet vendosen nën thundrën e Ramës për të kërcënuar mediat! Gjithë Shqipëria e shikon se si janë ndertuar perbindesha pa leje në mes te Tiranës dhe qeveria i legalizon!

Nderhyrja e sotme brutale praktikisht është pengmarrje dhe zaptim i pronës private, qeveria po sillet hiç më pak se banditët me maska! Askush nuk do i shpetoje dot paligjshmërisë, çdo zyrtar do të përballet me pasojat më të ashpra që ligji njeh” shprehet ai.

IKMT te “Prestige resort”! Meta: Hakmarrje e Ramës kundër medias

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit