Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme franceze, kur u pyet nga një media turke nëse deklarata e fundit e Presidentit francez Macron në Athinë se nëse ndonjë vend sulmon Greqinë, Franca do të jetë në anën e saj, i referohej Turqisë, u përgjigj se kjo deklaratë nuk i referohej asnjë vendi në veçanti.
Zëdhënësi francez kujtoi se kur Turqia u godit nga raketa me origjinë nga Irani, Franca shprehu solidaritetin e saj me Ankaranë./ Protothema









