Policia britanike ka arrestuar dy shqiptarë të cilët trafikonin emigrantë. Sipas mediave të huaja u arrestuan edhe 12 emigrantë, që besohet se ishin po ashtu shqiptarë.
Rreth orës 22:00 të ditës së djeshme (29 nëntor), oficerët e NCA kontrolluan një adresë në Mansfield Road në Sherwood, duke arrestuar dy shqiptarë, të moshës 48 dhe 44 vjeç, të dyshuar për asistim në emigracionin e paligjshëm. Ata mbeten në paraburgim e më pas do merren në pyetje.
Komandanti i degës së NCA-së, Colin Williams, tha: “Hetimi ynë është i përqendruar në individë të dyshuar për përfshirje në përpjekjen e tetorit për të anashkaluar kontrollet kufitare të Mbretërisë së Bashkuar duke përdorur një varkë me fuqi të lartë.
Trajtimi i kontrabandistëve të njerëzve është një prioritet për NCA dhe ne po bëjmë gjithçka që mundemi për të synuar rrjetet që ndikojnë në MB, qofshin ato që veprojnë në brigjet tona apo jashtë shtetit.”/Nottinghampost