-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SHBA: Asociacioni do të zbatohet! Kurti: Kurrë!

Kryesoret

I dërguari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në një konferencë online të organizuar nga Këshilli Atlantik deklaroi se asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë do të thelemohet.

Është një dispozitë ligjërisht e detyrueshme. Është ligjërisht e detyrueshme për Serbinë, për Kosovën dhe për BE-në dhe pikërisht për shkak se ne e mbështesim dialogun, është edhe detyrimi ynë. Pra, po, duhet të zbatohet dhe do të zbatohet.

Përkushtimi ynë ndaj Kosovës, sovranitetit, pavarësisë, integritetit territorial dhe sigurisë së saj është i fortë. Është një partneritet me popullin e atij vendi dhe ne nuk do t’i braktisim ata” u shpreh Escobar, por nuk pranoi se SHBA mund të marrë drejtimin e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit.

Por Albin Kurti këmbëngul se Prishtina nuk do të pranojë krijimin e asociacionit te komunave serbe. Sipas Kurtit, kjo do të ishte një “republika Sërpska” brenda Kosovës, ndaj është e papranueshme.

Kosova nuk do të lejojë një Republika Sërpska brenda saj dhe e dimë mjaft mirë se Serbia e do pikërisht këtë. Serbia do një shtet të saj brenda Kosovës. Qëllimi i beogradid është destruktiv, nuk do asgjë për serbët e Kosovës, vetëm do diçka kundër nesh.

Serbia që thotë se Kosova është shtet fals dhe kërkon Asociacionin, nuk është serioz. Po ta donte Asociacionin do ta njihte së pari Kosovën. Ata duan Asociacionin që Kosova të bëhet jofunksionale” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit