Një 24-vjeçar ka qenë duke transportuar 9 emigrantë të paligjshëm, në momentin që u pikas nga policia.
Ai ishte duke udhëtuar me një makinë tip Volvo, kur i është kërkuar të ndalojë në aksin Korçë-Pogradec, por ai nuk iu bind policisë dhe ka përfituar nga errësira për t’i shpëtuar patrullës.
“- R. S., 24 vjeç, banues në Tiranë.
Shërbimet e Policisë, në bazë të inteligjencës informative se një shtetas do të transportonte me një automjet tip “Volvo”, emigrantë të paligjshëm, në drejtim të Tiranës, kundrejt fitimit, koordinuan veprimet dhe në aksin Korçë-Pogradec, bënë të mundur lokalizimin e automjetit me drejtues shtetasin R. S., të cilit i bënë shenjë të ndalonte. 24-vjeçari nuk i është bindur urdhrit të tyre për të ndaluar, ka vijuar lëvizjen me shpejtësi dhe më pas, duke përfituar nga errësira ka mundur të largohet. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e braktisur u gjetën 9 emigrantë të paligjshëm, të cilëve, kundrejt pagesës, drejtuesi i automjetit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së”, ka njoftuar policia.
Related