Policia e Durrësit ka arrestuar një 45-vjeçar pasi tentoi te hynte në Shqipëri me një automjet të vjedhur në Itali.
U arrestua shtetasi L. B., 45 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë verifikimeve të kryera nga shërbimet e Policisë Kufitare me pajisjet bashkëkohore dedektuese, u konstatua se po tentonte të hynte në Shqipëri, me një automjet që rezulton i vjedhur në Itali.