-sidi education-spot_img
-0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Urdhër-arresti për ‘bosin’ e Call Center-ave, Berisha: Është biznesmen pushteti, e mbulon Olsi Rama!

Kryesoret

Mediat spanjolle kanë raportuar dje për operacionin ndërkombëtar të mashtrimit të 200 mijë europianëve me kriptomonedhat që çoi në një aksion gjithashtu në Shqipëri me arrestime.

Sipas spanjolles “El Pais”, e cila sjell dhe rrëfime të viktimave, “autoritetet spanjolle morën pjesë në bastisjen shqiptare, burimi kryesor i thirrjeve të marketingut për viktimat në gadishullin Iberik.

Një urdhër-arresti është lëshuar për Amant J., një pronar call-center me lidhje të nivelit të lartë me qeverinë shqiptare, i cili është edhe këshilltar i Ministrisë së saj të Mbrojtjes”.

Sipas burimeve policore, kriminelët kanë grumbulluar 2.5 miliardë dollarë (2.4 miliardë euro) nga qindra mijëra viktima në mbarë botën.

Shtetasi që El Pais i referohet si Amant J, sipas kreut të PD Sali Berisha është biznesmeni Amant Josifi, i cili sipas tij është i mbrojtur nga vëllai i kryeministrit, Olsi Rama.

‘Këtu kam denoncuar vjedhjet që po bëhen me bitcoin. Këtu kanë zbarkuar policitë e vendeve të BE-së, sepse rrjeti i ‘call center’-ave i identifikuar tani të një biznesmeni që quhet Amant Josifi, biznesmen pushteti ai që ka mbulimin e plotë të Olsi Ramës, u ka vjedhur qytetarëve evropian 2.2 miliardë euro.

Duke i joshur, duke i mashtruar, blini Bitcoin dhe vendoseni në këtë aplikacion se kompania jonë do ua vlerësojë 30% më shumë dhe ky Bitcoin kalon në kuletat e hajdutëve shqiptarë, konvertohet në lekë ose depozitohet në Emiratet e Bashkuara.

Ky është një nga mekanizmat që Rama do t’ia kalojë edhe princit të Emirateve për pasuri. Alabbar është i pasur, por Rama në këtë mënyre do bëhet më i pasur se Alabbar‘, theksoi Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit