Një 22-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur pas shpërthimit të një granate në Torino ditën e djeshme teksa po punonte.
I riu shqiptar ishte duke punuar në një ndërtesë që po ri konstruktohej kur shpërtheu një granatë.
Sipas të dhënave 22-vjeçari po zhvendoste disa mbetje me lopatë në kopshtin e ndërtesës ku ndodhej edhe një granatë që i përkon Luftës së Dytë Botërore, e cila u aktivizua dhe shpërtheu.
I riu shqiptar u dërgua menjëherë në spital. Ai ka marrë dëmtime në këmbë por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.