-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Plagosje në Durrës, policia i vihet pas autorit/ Emrat

Kryesoret

Daniel Bushi, nga Durrësi është plagosur me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të sotëm.

40-vjeçari ka shkuar në spital për ndihmë mjekësore, për plagën e plagosjes dhe pas kësaj policia ka nisur hetimet për të sqaruar rastin.

Në njoftimin e policisë thuhet  se autori i plagosjes është  Gabriel Peqini 28 vjeç, i cili është shpallur në kërkim.

Durrës/Informacion paraprak.

Në orët e para të mëngjesit ka shkuar në spital për ndihmë mjeksore, i plagosur me armë zjarri në lagjen “Nr 17” Durrës, shtetasi D. B., 40 vjeç.

Pas njoftimit të marrë, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe nga veprimet e shpejta hetimore paraprake të kryera ka rezultuar se 40 vjeçari D.B, dyshohet se është plagosur nga shtetasi G.P., 28 vjeç.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollin e zonës për kapjen e autorit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit