Presidenti gjerman Frank-Valter Steinmeier në ditën e dytë të qëndrimit në Shqipëri vizitoi sot qytetin e Beratit pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s.
Presidenti Federal pati mundësinë të njohë nga afër historinë dhe kulturën shqiptare dhe të krijojë një përshtypje mbi shtrirjen e Bashkëpunimit gjermano-shqiptar për Zhvillim.
Një ditë më parë, Steinmeier takoi Presidentin Begaj, kryeministrin Rama dhe vendosi lule në Varrezat e Dëshmorëve.