-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Prishja e Prestige Resort, Blushi publikon dokumentet: Nëpunësit të kenë kujdes!

Kryesoret

Sekretari i përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka reaguar ndaj shembjes së Prestige Resort, ku dhe ka publikuar disa dokumente që tregojnë se resorti është me leje.

Blushi është shprehur se  5 vjet më parë vetë Rama konfirmonte zyrtarisht se “Prestige Resort” ishte me leje ndërsa këto ditë pa paralajmërim, në shkelje të çdo ligji dhe procedure dhunon një biznes të ligjshëm dhe model, vetëm për shkak të linjës editoriale të mediave më serioze në vend News 24, BalkanWeb dhe Panorama.

“I paralajmërojmë të gjithë nëpunësit e shtetit të përfshirë me vullnet apo me detyrim në një veprimtari kaq të rëndë kriminale të bëjnë kujdes sepse se të tilla skandale nuk do të amnistohen kurrë dhe se përgjegjësitë për çdo akt të kryer do të mbahen një ditë me shumë ashpërsi para ligjit. Ashtu sikundër dënojmë mosveprimin në kohë dhe të turpshëm të gjykatave dhe të prokurorisë, që tregon para të gjithë popullit nënshtrimin e tyre pa kushte ndaj Bandës “Rilindje”
Këtë regjimi fashist dhe rruspijesh që po plaçkit vendin dhe po shkatërron pronat e ligjshme të shqiptarëve ka ardhur koha për t’i vënë rruspat përgjithmonë!
Largimi i këtyre bandidëve është një mision patriotik dhe kombëtar për çdo shqiptar!” është shprehur Blushi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit