-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

San Francisko, qyteti i parë që autorizon robotët për të vrarë

Kryesoret

Policia e San Franciskos ka njoftuar se është autorizuar përdorimi i robotëve për të vrarë të gjithë personat të cilët janë të dyshuar si të rrezikshëm.

Një vendim historik për të cilin grupet e fushatës thonë se përbën një precedent të rrezikshëm.

Qyteti i Golden Gate do të bëhet i pari në Amerikë që autorizon ligjërisht përdorimin e robotëve për të administruar rastet e rrezikshme pas një debati të madh.

Departamenti i Policisë së San Franciskos tha se nuk ka robotë të armatosur paraprakisht dhe nuk ka plane të armatosë robotët me armë.

Sipas zëdhënëses, Allison Maxie nëpër qytet mund të vendosen makineri të telekomanduara të pajisura me ngarkesa shpërthyese të cilat do të ndërhyjnë në rast se të dyshuarit janë të dhunshëm ose të armatosur dhe vendosin në rrezik jetët e të tjerëve.

“Robotët e pajisur në këtë mënyrë do të përdoren vetëm në rrethana ekstreme për të shpëtuar ose parandaluar humbjen e mëtejshme të jetëve të pafajshëm,” tha ajo.

Hera e parë që një robot u përdor për të shpërndarë eksplozivë në SHBA ishte në Teksas në vitin 2016.

Policia e Dallasit dërgoi një robot të armatosur dhe vrau një snajper i cili kishte vrarë 5 oficerë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit