-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sulm SHBA-Britanisë, Berisha: Jemi përsosur me Metën! “Groposim” Ballkanin e Hapur

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi edhe njëherë sot se shpallja non grata nga SHBA u bë pa asnjë provë dhe akuzoi ambasadorin britanik në Tiranë se çoi raporte të pavërteta në qeverinë britanike mbi të cilat edhe Londra e futi në listën e zezë.

Nëse Guvernatorja Kim kalonte nga një takim në një tjetër duke thënë se fakte kemi por s’i themi dhe eprori i saj Escobar erdhi këtu dhe tha se do i sjellim faktet. Pas disa muajsh tha gjeni vetë faktet. Kjo do të thotë se u faktua se nuk kanë asnjë fakt dhe se ky vendim bazohet në lobimin korruptiv të Sorosit dhe Edi Ramës.

Alastair King-Smith ka mashtruar qeverinë e tij mbi baza korrupsioni, por Britania e Madhe është transparente, kanë kanal ligjor për të ndjekur çështjen. Kam fakte dhe shqiptarët do të shohin çfarë dezinformimi ka bërë ambasadori britanik.

Unë më shumë këtu luftoj për shqiptarët dhe jo për veten time. Ajo që ka mashtruar King Smith turpëron cdo qenie njerëzore, unë do ua bëj publike shqiptarëve. Një nga problemet më madhore të kësaj mafie janë valixhet me euro që shpërndan për të shpërndarë deklarata. Këta emisarë të tipit Duçka lobojnë, paguajnë.

Kur një ambasador si Smith i lejon vetes të mashtrojë qeverinë e tij se ky është i lidhur me organizata kriminale për një njeri që i ra me shkelm derës dhe që nuk e kam takuar asnjëherë vetëm sepse ndan këtë apo me Erion Veliajn dhe Bashën, unë nuk impresionohem.

Po ja them prapë sot, ai ka vepruar fshehurazi, unë do ta demaskoj haptazi në mënyrë publike sepse mbroj jo vetëm dinjitetin tim, por edhe të Britanisë. Ai turpëron për atë që ka shpifur. Kam të tjera më të forta. Se tani unë i kam dhe do i nxjerr një ditë” tha ai.

Aleancën me Ilir Metën e cilësoi të përsosur. “Nëse Meta do të thoshte se unë kërkoj, 1, 2, 3 apo 4 pa primare, kjo do të shqyrtohej me seriozitet. Ka qenë “fair” dhe vazhdon bashkëpunimi i përsosur me Partinë e Lirisë”. Për protestën e 6 Dhjetorit deklaroi se “Edi Ramës do i japim një mësim të mirë. Do të strukturojmë një lëvizje të qëndrueshme”.

Në fund kishte edhe një premtim. Ai tha se do të koordinohet me opozitën e vendeve të tjera në Ballkan për të “groposur” sa më shpejt Ballkanin e Hapur. “Do koordinohemi me opozitën e vendeve të tjera për të groposur sa më shpejt Ballkanin e Hapur.

Ne jemi të përcaktuar përfundimisht vetëm për Procesin e Berlinit. Nuk heq dorë Edi Rama se është vasal, nuk e ka në dorë veten. E garantoj se nëse do të tentojë të mblidhet këtu, do ketë protestat më të fuqishme.

Edhe ata dy të tjerët i paralajmëroj, të mos vijnë në Shqipëri për Ballkanin e Hapur. Për marrëdhëniet bilaterale nuk kemi gjë, edhe pse Aleksandër Vuçic e ka vendin në Hagë“, tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit