-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Të martën “nuk pipëtin as miza”! Policia: Shkoni në punë në këmbë, mos harroni ID-në

Kryesoret

Policia e shtetit njoftoi sot planin e masave për garantimin e sigurisë për samitin e 6 Dhjetorit në Tiranë.

60% e kapaciteteve të policisë do të jenë të angazhuara për samitin. Drejtori i Departamentit për Rendin dhe Sigurinë Publike, Rebani Jaupi njoftoi sot planin e masave që futen në fuqi që të shtunën në orën 14:00.

Policia thirrje Berishës: Bëje protestën ku të duash, por jo te Kryeministria

Brenda perimetrit të sigurisë do të lejohen vetëm qytetarët që kanë banesat dhe punonjësit në institucione të cilët duhet të shkojnë në këmbë dhe të kenë mjetin e identifikimit me vete.

Për të mos krijuar pengesa në mbarëvajtjen e institucioneve që janë brenda perimetrit të sigurisë të këtij Samiti, si dhe të banorëve rezidentë në perimetrin e sigurisë, sqarojmë se:

– Hyrja e punonjësve të Radio Televizionit Shqiptar, do të bëhet në këmbë, në rrugën “Themistokli Germenji”;

– Hyrja e punonjësve të AKSHI-së, do të bëhet në këmbë, në rrugën “Jul Variboba”;

– Hyrja e punonjësve të Kryeministrisë, do të bëhet në këmbë, në rrugën “Ismail Qemali” nga kahu i rrugës së “Elbasanit”;

– Hyrja e punonjësve të Kryesisë së Kuvendit, do të bëhet në këmbë, në rrugën “Ismail Qemali” nga kahu i rrugës “Ibrahim Rugova”;

– Hyrja e studentëve, do të bëhet në këmbë, nga rruga “Ibrahim Rugova” – sheshi “Shopen” – rruga “Lek Dukagjini” – Universitet;

– Hyrja e gazetarëve vendas dhe të huaj të ftuar në samit, do të bëhet në këmbë, në rrugën “Abdyl Frashëri”, në drejtim të pallatit të Kongreseve.

Samit dhe protestë! Plani i masave; Blindohet Rinasi, Tirana paralizohet dy ditë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit