Në ditën e punëtorëve, Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë zhvilloi sot një protestë tek Kryeministria. Konfederata kishte një letër drejtuar kryeministrit Edi Rama.
“Kemi një kërkesë zyrtare për Kryeministrin për t’u ulur dhe dialogur me ne. Ne kërkojmë drejtësi, siguri dhe dinjitet për cdo punëtor. Ne kërkojmë barazi dhe fund të pandëshkueshmërisë.
Ne kërkojmë luftë reale kundër korrupsionit, formalizoni tregon e punës. Zoti Kryeministër ndërtoni një shtet social, paga të drejta, minimum jetik. Kërkojmë pensione të denja, pagë të 13-të, status për minatorët.
Ne kërkojmë zbatim të standardit, 5 ditë punë në javë dhe 8 orë në ditë. Sot të gjithë në sektorin privat janë në punë, kërkojmë drejtësi” thuhet në letrën drejtuar Ramës.
1 Maji- Protestë në Tiranë: Siguri në punë, paga më të larta!









