Videoja e lojtarëve të Koresë së Jugut pas ndeshjes kundër Portugalisë është bërë virale në rrjetet sociale.
Në video duken lojtarët korean të cilët pas fitores 2-0 kundër Portugalisë ishin mbledhur në fushë duke ndjekur nga telefoni ndeshjen e Uruguait pasi ende nuk kishte përfunduar.
Duke qene se kualifikimi i tyre varej nga ndeshja e Uruguait dhe ata nuk ishin të sigurt nëse duhet të fillonin festën ata ndoqën ndeshjen nga telefoni.
Në stadium qëndruan edhe tifozët të cilët po prisnin fishkëllimën e fundit nga arbitri për përfundimin e ndeshjes së Uruguait.
Një gol më shumë i shënuar nga Uruguai dhe Koreja do të ishte eliminuar.
Në momentin që çdo gjë përfundoi për Uruguain, u kthye në një festë për ekipin korean të cilët arritën të mposhtnin Portugalinë.
Una de las imágenes del Mundial, sin dudas, los jugadores de Corea esperando que termine Uruguay y viendo el partido en un celular. pic.twitter.com/pTKyOAuVUm
— Nahuel Lanzón (@nahuelzn) December 2, 2022