Sot nis zyrtarisht faza e të 16-ve në Kupën e Botës në Katar.
Fazë e cila do të çelet me ndeshjen mes Holandës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Fituesja e grupit A do të përballet me vendin e dytë të grupit B.
Ndeshja mes tyre do të nisë në orën 16:00 në stadiumin “Khalifa International”.
Sipas statistikave ndeshja është në favor të Holandës.
Ndërsa ndeshja e dytë e natës së sotme do të luhet mes Argjentinës dhe Austrisë.
Përballja e tyre do të nisë në orën 20:00 në stadiumin “Ahmand bin Ali”.
Argjentina doli në vend të parë në renditjen e grupin C dhe do të përballet me vendin e dytë të grupit D.
Vend i cili u fitua nga Australia.
Statistikat në lidhje me ndeshjen e mbrëmjes favorizojnë Argjentinën.
Rezultatet e natës së sotme do të vendosin se cilat ekipe do të vijojnë në fazën e çerek finales.