Kryetari i PD, Sali Berisha në një njoftim për shtyp është shprehur se tre degë të tjera, përveç Malësisë së Madhe janë në diskutim për koalicion me aleatët.
Sipas tij asnjë kandidat nuk është ndikuar nga kryesia e PD-së për të paraqitur kërkesë për tu tërhequr nga gara.
“Kjo është absolute. Ka një garë që nuk po zhvillohet, por do zhvillohet në të ardhmen. Por ajo nuk e errëson madhështinë e këtij procesi,” ka shtuar Berisha.
Ai theksoi se tre degë të tjera, përveç Malësisë së Madhe janë në diskutim për koalicion me aleatët.
Gjithashtu kreu i PD shtoi se gara në Malësinë e Madhe është shtyrë për shkak të disa problemeve.