Një burrë në Shtetet e Bashkuara është grabitur pasi bleu 300 iPhone 13 S në një dyqan Apple teksa po shkonte drejt makinës së tij.
Grabitësit akoma të paidentifikuar i vodhën viktimës gjysmën e telefonave të cilat sapo i kishte blerë.
Burri i paidentifikuar shkoi në dyqanin e famshëm Apple në New York City i cili është i hapur 24 orë për të blerë 300 telefona për biznesin e tij.
Viktima, i cili doli nga dyqani rreth orës 01:45, doli me 300 iPhone në tre çanta dhe po shkonte drejt makinës së tij kur dy burra iu afruan e i kërkuan çantat.
Dy burrat ndodheshin në një makinë tjetër dhe sapo kanë parë burrin me çanta i janë afruar.
Viktima u mundua të rezistonte dhe të mos u jepte çantën por grabitësit filluan të ushtronin dhunë.
Hajdutët pasi rrahën burrin i morën një nga çantat dhe u larguan me shpejtësi.
Ekipet e policisë njoftuan se në çantë ndodheshin 125 iPhone 13, me vlerë 95 mijë dollarë.
Mësohet se burri i cili është goditur me grusht në fytyrë, ka pësuar lëndime të lehta.
Menjëherë sapo ka marrë ndihmën e parë ka dalë nga spitali.
Nga autoritetet u njoftua se burri blen rregullisht një numër të madh iPhone dhe i shet në dyqanin e tij.
Policia ka nisur hetimet në lidhje me rastin.