-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Dhuna nuk është zgjidhje”, marshim me biçikleta në Kosovë

Kryesoret

“Marakli t’biçikllave” ka organizuar marsh vetëdijësues me biçikleta në kuadër të 16 ditëshit aktivizëm kundër dhunës ndaj gruas dhe vajzave. Aty u apelua të mos përdorët dhuna ndaj grave dhe vajzave.

Berat Rakovica, drejtor i organizatës “Marakli t’biçikllave”, derisa ka treguar qëllimin e këtij aktiviteti, tha se duhet të ketë më shumë vetëdijesim të meshkujve në lidhje me dhunën dhe jo t’iu tregohen grave të drejtat e tyre.

“Mendoj se nuk janë duke bërë fushatat në kategorinë e duhur, më shumë ka nevojë për informim, të vetëdijesohen meshkujt sesa t’i tregojnë vajzave dhe grave se çfarë kanë drejtë ato, pra, duhet punuar më shumë me meshkuj, për t’ia treguar të drejtat atyre përkrah partnereve tyre”, tha Rakovica.

Rakovica shtoi se do vazhdojnë me aktivitete të tilla. Sipas tij, shumica e këtyre rasteve ndodhin nga vetëdija e ulët, ndërsa bëri thirrje të gjithë qytetarëve të punojnë më shumë në këtë drejtim.

“Ne vazhdimisht bëjmë fushata në këtë drejtim dhe i targetojmë dhunuesit dhe jo të dhunuarat, pra meshkujt, organizojmë më shumë aktivitete për t’i vetëdijesuar ata dhe jo vetëm në qytet, Prishtinë, kështu siç është fokusi momentalisht, por të shkojmë në vende rurale, në qytete më të vogla, dhe t’i tregojmë se çfarë kanë të drejtë dhe si duhet të sillen.”, shtoi Rakovica.

Patriot Bllaca, çiklist e ka vlerësuar këtë aktivitet, derisa ka bërë apel të gjithë qytetarëve të vetëdijesohen dhe të mos përdorin dhunë ndaj gjinisë femërore.

“Këtë aktivitet e veçoj për shumë arsyeje, pasi është për dhunën ndaj grave apo vajzave, pasi kohëve të fundit kemi pas kogja shumë raste që kemi keqtrajtime të grave. Kisha bërë apel të gjithë shqiptarët, të rinia jonë e të gjithë të tjerët që me qenë sa më të vetëdijshëm që me gruan duhet të sillen mirë. Çfarëdo që ndodh, vetëm te rrahja dhe vrasja nuk bën të ndodhë”, tha Bllaca.

Dardan Morina, pjesë e grupit “Marakli t’biçikllave”, tha se duhen më shumë aktivitete të tilla. Sipas tij, në këtë formë promovohet paqja dhe zvogëlohen rastet.

Në Kosovë fushata kundër dhunës është aktivitet ndërkombëtar vjetor që ka filluar më 25 nëntor në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave dhe zgjat deri më 10 dhjetor 2022 në Ditën e të Drejtave të Njeriu. /kp

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit