-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

FIFA pranon gjetjen inteligjente të Xhakës, nuk gjobitet kësaj here

Kryesoret

FIFA ka konfirmuar se nuk do të ketë asnjë ndëshkim për festimin e Granit Xhakës pas ndeshjes me Serbinë ku ky i fundit veshi një bluzë ku shkruhej emri i Adem Jasharit.

Vetë organi më i lartë i futbollit botëror ka pranuar se gjetja nga ana e Xhakës ishte inteligjente.

Ai kishte menduar një gjetje shumë të veçantë për të goditur sërish serbët dhe për të kujtuar familjen legjendare Jashari nëpërmjet fanellës së shokut të ekipit.

Prestigjiozja “The Sun” shkruan se FIFA ka pranuar arsyetimin e Xhakës pas ndeshjes se ishte një premtim i dhënë për shokun e ekipit te Zvicra se do të vishte fanellën e tij nëse do të fitonte.

Kështu që FIFA nuk mund ta dënojë ose gjobisë atë për fanellën që ai veshi.

Serbët e quajtën provokim veprimin nga ana e Xhakës.

Por kësaj here ankesat e serbëve nuk u pranuan si katër vjet më parë ku Graniti dhe Shaqiri u gjobitën për shenjën e shqiponjës dy krenare.

Kësaj here Xhaka u tregua i zgjuar dhe përcolli mesazhe të forta me gjetjen e tij.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit