Lojtari i kombëtares uruguaiane, Jose Gimenez mund të pezullohet për 15 ndeshje pasi goditi me bërryl një zyrtar të FIFA-s, pas eliminimit të ekipit të tij nga Kupa e Botës.
Ai gjithashtu u filmua nga kamerat teksa shante arbitrin dhe e quante hajdut.
Uruguaianët ishin të pakënaqur me gjykimin dhe protestuan dhunshëm në disa raste gjatë ndeshjes kundër Ganës.
Gimenez humbi plotësisht qetësinë pas ndeshjes dhe filloi të ndiqte arbitrin, Daniel Siebert teksa bërtiste.
Viene sanción severa para José Maria Giménez, agredido a un representante de FIFA. #PorLasQueMueres⚽️ pic.twitter.com/N5xWGk6WUK
— #PorLasQueMueres (@Salcedo_Hugo) December 3, 2022
Edhe pse lojtarët e ekipit u munduan ta qetësonin ai vijoi të ndiqte arbitrin si dhe doli para kamerave duke sharë.
“Janë të gjithë një tufë hajdutësh, këta bij k##vash. Po, më filmoni. Bir k##ve”, bërtiste i tërbuar Gimenez.
❗️ Josema Giménez after the game: “They [the referees] are all a bunch of thieves these sons of b*tches. Yes, record me. Son of a b*tch.”
— Atletico Universe (@atletiuniverse) December 2, 2022
Mbrojtësi i Atletico Madrid-it madje ka goditur me bërryl në pjesën e pasme të kokës drejtorin e FIFA-s gjatë rrugës për në dhomën e zhveshjes dhe ai mund të përballet me një pezullim afatgjatë nëse konstatohet se e ka bërë atë gjest me qëllim.
Gazeta spanjolle e sportit, “Mundo Deportivo” pretendon se Gimenez mund të përballet me një pezullim prej 15 ndeshjesh ose përjashtim nga futbolli për një periudhë “adekuate” kohore, por nuk specifikohet nëse kjo vlen për klubin apo ekipin kombëtar.