-sidi education-spot_img
28.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Iran, ekzekutohen 4 persona të dyshuar për spiunazh

Kryesoret

Media shtetërore IRNA ka njoftuar se autoritetet iraniane kanë ekzekutuar katër persona të dielën, të cilët akuzoheshin se kanë punuar për agjencinë e inteligjencës së Izraelit.

IRNA ka bërë publike emrat e të ekzekutuarve të cilët janë: Hossein Ordoukhanzadeh, Shahin Imani Mahmoudabadi, Milad Ashrafi dhe Manouchehr Shahbandi.

Personat e ekzekutuar ishin arrestuar dhe dënuar me vdekje në qershor, nën akuzat për “bashkëpunim të inteligjencës me Izraelin”.

Ndërkaq, tre persona të tjerë janë dënuar me dënime të gjata me burg.

IRNA raportoi se Garda Revolucionare Islamike ka njoftuar për arrestimin e një rrjeti njerëzish të cilët pretendohet se janë të lidhur me agjencinë izraelite.

Kjo gardë tha se anëtarët e këtij rrjeti kishin të kaluar kriminale dhe kishin tentuar që të prishnin sigurinë e shtetit.

Izraeli dhe Irani janë armiq rajonalë dhe Irani vazhdimisht njofton për ndalimin e njerëzve me pretekstin se ata spiunojnë për shtete të huaja, përshirë Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin.

Sipas mediave këta persona kanë spiunuar dhe kanë marrë paga nga Mossadi në formë të kriptovalutave.

Autoritetet iraniane nuk kanë paraqitur asnjë dëshmi në lidhje me këto pretendime.

Sipas organizatës për të drejtat e njeriut, Amnesty International, Irani ka ekzekutuar të paktën 314 persona në vitin 2021.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit