Gjatë votimit të ditës së sotme për kandidatët e Partisë Demokrate në Tiranë mori pjesë edhe Julian Deda.
Ky i fundit është një nga kandidatët për Bashkinë e Tiranës.
Gjatë pjesëmarrjes së tij në votim ai dha një mesazh për mediat duke u shprehur se sot është ditë feste për PD-në dhe ditë zie për Erion Veliajn.
Deda u shpreh se sot demokratët do të zgjedhin më të mirin e më të mirëve dhe të votonin shtatë.
Gjithashtu ai bëri thirrje që të gjithë ata që nuk kanë votuar, të shkojnë të votojnë dhe të shprehin vullnetin e tyre me votë.
Aktori i njohur u shpreh se ai do jetë fitues i këtyre primareve.
Kujtojmë se sot demokratët dhe simpatizantët e PD-së votojnë për herë të parë në një proces historik për primaret.