-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Prestige Resort” shembet sot, Rama: S’ka tolerime, mund të preken dhe politikanët

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama ka komentuar shembjen e Prestige Resort, i cili do të shembet këtë të diel.

Ai është shprehur se do të ketë shembje të tjera dhe nuk do të tolerohet asnjë individ, si dhe ka ftuar qytetarët të bëjnë denoncimet e tyre.

Për rastin që flisni dhe të gjitha të tjerat, në dijeninë time do ketë dhe shembje të tjera për të cilat ka procedura dhe nuk do të ketë asnjë individ që do të tolerohet. Jeni të mirëseardhur të denonconi ndërsa po evidentohen raste nga struktura. Po bëhet gati ndryshimi ligjor që kontrolli i lejeve të ndërtimit nga ana e strukturave vendore për ato që japin leje dhe Këshilli Kombëtar i Territorit, do bëhen në mënyrë periodike dhe jo më pak se 60 ditë.

Do të firmoset që askush nga grupet e kontrollit të mos thotë se pashë. Ky është proces nxjerrjesh mësimi nga ne. Nuk ka lidhje me çfarë thuhet e pretendohet e aq më pak me lirinë e medias. Kjo është çështje ligjshmërie dhe ligji është i barabartë për të gjithë, pavarësisht se janë në politikë apo media”, tha Rama.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit