Kandidatja e primareve të PD-së për bashkinë e Tiranës, Adriana Kalaja tha se sot për PD-në dhe shqiptarët ishte një ditë historike.
Gjithashtu ajo deklaroi se do të pranonte rezultatin e votimit dhe se do të mbështeste fituesin kushdo të ishte.
“Sot është një ditë shumë e bukur, historike. Ju e shikoni edhe vetë fluksin e demokratëve dhe simpatizantëve që presin. Ky është një proces historik jo vetëm për PD për gjithë Shqipërinë. Nga gara e sotme fiton PD, fiton Tirana me 14 maj, fiton Shqipëria në ditët në vijim.
Unë do pranoj të gjithë rezultatin që do dalë nga ky votim dhe nesër do jem edhe në krah të atij që do dalë fitues, nëse unë nuk fitoj. Kam shumë besim tek ky proces sepse ky proces bashkon edhe PD.
Edhe ata që deri dje kanë qenë pak skeptik lidhur me primaret, garën dhe të drejtën e votes, mendoj se sot është moment që t’i bashkohen kësaj gare. Sepse çdo gjë kalon nëpërmjet votës. Me këtë proces Partia Demokratike del me e fuqishme përballë këtij regjimi”- u shpreh Kalaja.