-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Adriano i jep fund martesës pas 24 ditësh, arsyeja Botërori

Kryesoret

Ish-ylli i Interit, Adriano është ndarë nga gruaja e tij, me të cilën ishte martuar në nëntor të këtij viti dhe arsyeja ka qenë se ai ishte larguar 2 ditë nga shtëpia për të ndjekur Botërorin.

Sipas gazetës Extra, ky vendim ishte marrë nga partnerja e tij, Micaela Mesquita.

Sipas raportimeve ajo është ndarë me ish-futbollistin për shkak se ai ishte larguar nga shtëpia për të parë me shokët e tij ndeshjen e Brazilit kundër Zvicrës dhe ishte kthyer në shtëpi pas dy ditësh.

Ai kishte shkuar në Vila Cruzeiro me disa miq dhe kishte ndjekur ndeshjen të cilën skuadra e Tite e fitoi 1-0.

Rikthimi në shtëpi dy ditë më vonë kishte shkaktuar reagimin e gruas së tij, e cila vendosi t’i jepte fund martesës së tyre menjëherë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit