Tirana do të jetë nesër kryeqendër e Europës, pasi liderët e BE-së dhe Ballkanit do të vijnë në Shqipëri për samitin që ka një axhendë të ngjeshur. 44 delegacionet do të vijnë duke filluar nga pasditja e sotme dhe nesër.
Por për çfarë do të diskutohet?
Liderët e BE do të shkëmbejnë mendimet e tyre për trajtimin e përbashkët të menaxhimit të emigracionit kjo sipas njoftimit në faqen e BE përfshin harmonizimin e politikës së vizave të BE-së dhe bashkëpunimin në sistemet e kthimit të emigrantëve të paligjshëm në vendet e origjinës.
Intensifikimin e angazhimit politik dhe përforcimi i sigurisë, përfshirë dhe asaj ushqimore, ndërtimi i rrjeteve të qëndrueshmërisë ndaj sulmeve kibernetike apo lufta kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar, janë të tjera çështje që do të diskutohen në tryezën e samitit të Tiranës.
Lufta në Ukrainë dhe pasojat te energjia. Heqja e tarifave për shërbimin celular Roaming, si dhe ndalimi i rrjedhjes së trurit, por edhe një plan konkret ekonomik për këtë rajon të Europës pritet të jenë në qendrën e diskutimeve dhe vendimmarrjeve të liderëve të BE-së.
Masat e sigurisë pritet që të jenë shumë të forta. Bllokimet e disa prej rrugëve dhe bulevardit në Tiranë fillojnë prej ditës së sotme. Por opozita ka paralajmëruar nesër protestë në shesh.
Axhenda
09:30 – Mbërritja e liderëve
10:00 – Firmosja e marrëveshjes Roaming
10:15 – Vijon mbërritja e liderëve të tjerë
11:00 – Fillon seanca plenare (I)
11:45 – Foto familjare
12:15 – Seanca plenare (II)
14:30 – Konferenca e liderëve
Pikat e diskutimit
Emigrantët
Energjia
Roaming
Sulmet kibernetike
Largimi i të rinjve
Plani ekonomik për Ballkanin