-sidi education-spot_img
0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bombardohen 2 baza ajrore ruse, dyshime për Ukrainën

Kryesoret

Një bazë ajrore ruse ku po përgatitej një sulm i madh kundër Ukrainës është goditur nga një sulm me dron.

Baza ajrore Engels-2, pranë qytetit të Saratovit, u godit nga një shpërthim në orët e para të së hënës dhe për pasojë la të dëmtuar dy avionë bombardues Tu-95.

Avionë të cilët të cilët janë përdorur për të kryer sulme ajrore në infrastrukturën e Ukrainës.

Një tjetër shpërthim goditi një bazë ushtarake ruse pranë qytetit Ryazan, duke vrarë tre persona dhe duke plagosur pesë pas shpërthimit të një kamioni me karburant.

Kievi nuk ka marrë përgjegjësinë për shpërthimet, por mendohet se qëndron pas dhjetëra sulmeve të ngjashme në bazat dhe depot e furnizimit në kufirin perëndimor të Rusisë.

Engels-2 dhe Ryazan janë midis 300 dhe 450 milje nga kufiri me Ukrainën, përtej rrezes së raketave të Kievit, që do të thotë se sulmi ka të ngjarë të jetë kryer nga një dron.

Disa orë para shpërthimeve, firma ukrainase e armëve Ukrobonoprom pretendoi se kishte testuar me sukses një dron vetëvrasës me një kokë 165 lb që do të ishte në gjendje të godiste të dy vendet.

Shpërthimet vijnë pasi imazhet satelitore javën e kaluar treguan bombarduesit në bazën ajrore Engels duke u përgatitur për një sulm në Ukrainë.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit