-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Grabitet shtëpia e Sterling, kthehet menjëherë te familja

Kryesoret

Lojtari i kombëtares angleze, Raheem Sterling mungoi në ndeshjen e mbrëmshme dhe u largua nga Katari drejt Anglisë pasi persona të armatosur kanë grabitur shtëpinë e tij.

Federata Angleze lëshoi një deklaratë 90 minuta para fillimit të ndeshjes duke pretenduar se 27-vjeçari mund të humbasë pjesën e mbetur të turneut për shkak të incidentit të ndodhur.

Incidenti ndodhi të shtunën mbrëma dhe familja e Sterling, përfshirë edhe fëmijët e tij të vegjël ndodheshin në shtëpi.

Sipas raportimeve ai mësohet se është tronditur nga incidenti dhe mund të kthehet në Katar nëse rrethanat janë të përshtatshme për të.

Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate u shpreh se akoma nuk dihet nëse ai do të rikthehet apo jo në pjesën e mbetur të turneut pasi ai është në një situatë në të cilët duhet të qëndrojë pranë familjes.

“Ndonjëherë futbolli nuk është gjëja më e rëndësishme, familja duhet të jetë e para,” shtoi Southgate.

Sterling ishte një nga yjet e Kampionatit Evropian të vitit të kaluar për Anglinë, duke shënuar tre gola rrugës për në finale.

Nëse ai nuk do të luajë më në pjesën e mbetur të turneut, kjo do të përbënte një goditje të madhe për Southgate.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit