-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Ne nuk nënshtrohemi”, Berisha: Konispoli e Tropoja do të mblidhen në Tiranë

Kryesoret

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, po mban një takim me banorë të degës 2 në kryeqytet, për të diskutuar për protestën e nesërme.

Berisha tha se mijëra demokratë nga Tropoja dhe Konispoli  kanë ardhur që sot në kryeqytet, ndërsa u bëri thirrje të tjerëve të vijnë e të trokasin në çdo derë demokrati.

Njofton rrugët që do të bllokohet. Jam këtu tu bëj thirrje shqiptarëve, mijëra kanë hyrë sot në Tiranë, të tjerët të lënë çdo gjë e të nisen drejtë Tiranës, të trokasin në çdo derë demokrati, Bujrum mirëse të vini, bashkë nesër në protestë, ta marrë vesh bota se ne nuk nënshtrohemi, jemi të lirë e të gatshëm të mbrojmë të drejtat tona e për ti treguar botës se regjimi monist nuk ka kod tjetër veç, mafies, dhunës e plaçkitjes. Këto orë që na ndajnë, që presim me padurim protestën në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, do jemi të gjithë aty. Ne nuk kërcënojmë, në asnjë rast e rrethanë sigurinë e miqve që kanë ardhur në Shqipëri, kërcënim janë Rama e klanet e tij mafioze. ne protestojmë si njerëz të lirë. Jemi aty për tu treguar se asnjë mjet nuk na pengon për të protestuar.

Të bëjmë ç’të mundemi. Janë përgatitur parulla e banderola në anglisht. Janë fantastike, paraqitet Rama ashtu siç është, në të gjitha format. Ka prej tyre që flasin sa një fjalim,. Të vijnë të rinjtë ti marrin me flamuj të mbushim bulevardin e të bëjmë që zëri ynë të dëgjohet”, tha Berisha.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit