Me anë të një interviste për NTV, ish-luftëtari i UÇK-së, Dritan Goxhaj, ka reaguar ndaj reteorikës fyese të Kryeministri Edi Rama që hodhi mbi të, pas leximit të një deklarate me 5 pika në emër të grupit koordinues të protestës, ku një ndër ato pika ishte edhe dorëheqja e kreut të shtetit dhe krijimi i një qeverie tranzitore me afat 12 mujor.
Fjala e Goxhajt
Unë e mirëkuptoj Ramën në hallin që ka, halli i tij është ekzistencial, Rama i ka dhënë premtime krimit të organizuar dhe këto premtime paguhen me kokë. U ka dhënë premtime krimit të organizuar që do t’u pastrojë paratë me hotelet që do ndërtojnë me ligjet e investimeve strategjike. U ka dhënë premtime oligarkëve që ndërtojnë rrugët dhe do ua japë me çmimet sic i duan ata. Me çmime stratosferike. Është i lidhur ngushtësisht me këtë shkatërrim të vendit.
Është i lidhur me trinomin, ky është politika, krimi dhe oligarkia janë bërë një. Dhe krimi dhe oligarkia e kanë marrë peng këtë kryeministër. Në momentin që ky mendon dorëheqjen, ky mendon kokën. Këtij i rrezikohet koka, por jo nga protestuesit. Për protestuesit ai do ulet nesër në tryezë për të bërë qeverinë tranzitore sepse është palë. Por ai këtë mendon që a do ti lënë kohë ata që ky të mbërrije deri tek tavolina e bisedimeve.
Ky u ka garantuar parajsën në këtë vend, që ky të rrijë në atë karrige. Pranndaj në mënyrën se si flet, ka hall shumë të madh. Është e njëjta retorikë më atë vitit 1990. Mund të shohësh retorikën e Ramiz Alisë. Retorike e një pushteti në ikje. Populli është pronar i këtij vendi. E mirë kuptoj në hallin që ka.
Rama do shkojë tek shpifjet, do shkojë tek gjithçka, do shkojë tek akuzat, nuk ka dallim. Do shkojë tek nëna, tek motra, tek babai, do merret me të gjithë, do merret me të gjithë familjet, timen por edhe të atyre që janë tek grupi koordinator. Të gjithë do i sulmojë.
Rama për FT: ‘Fuck you’ protestuesve/ PDE: Shqipëria meriton transparencë, jo arrogancë!









