Ish-presidenti Ilir Meta ka uruar PD-në për organizimin e procesit të Primareve. Ai ka postuar një foto ku shfaqen dy kandidatët në balotazh për Tiranën, Këlliçi dhe Alimehmeti dhe u bën thirrje qytetarëve që nesër të dalin në shesh për të protestuar.
“Shumë urime për Partinë Demokratike për procesin transparent, civilizues dhe në interes të demokracisë direkte të Primareve. Një hap i madh përpara! Nesër të gjithë bashkë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në mbrojtje të Kushtetutës, lirisë dhe demokracisë” shkruan ai.