Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për ish-presidentin Ilir Meta, duke rrëzuar rekursin për ndryshimin e saj.
Meta, i arrestuar më 21 tetor 2024, akuzohet për “korrupsion pasiv”, “pastrim parash” dhe “fshehje të pasurisë”, së bashku me deputeten Monika Kryemadhi dhe disa funksionarë të tjerë shtetërorë.
Hetimet e SPAK-ut janë përmbyllur dhe dosja kaloi për gjykim në fund të gushtit.









