-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Theri me thikë vjehrrin dhe kunatin në mes të ‘Çoles’ në Vlorë, arrestohet dhëndri agresor

Kryesoret

Policia e Vlorës ka arrestuar autorin e dyshuar të plagosjes së Xhevdet dhe Albion Braushi (babë e bir).

“Shërbimet e Policisë pas afro një orë kërkimesh kanë lokalizuar, kapur dhe prangosur, në lagjen “8 Nëntori”, autorin e dyshuar shtetasin R. K., 27 vjeç, banues në Tiranë”, thuhet në njoftimin e bluve.

Ky shtetas pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës (thikë), vjehrrin dhe kunatin e tij, shtetasit Xhevdet dhe Albion Braushi, 61 dhe 30 vjeç të cilët ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje në cilësinë e provës materiale, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 2 mjete prerëse thika. Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

Pritë poshtë pallatit! Dhëndri gjakos vjehrrin dhe kunatin në Vlorë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit