-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

A u dekonspirua operacioni për arrestimin e Amant Josifit?

Kryesoret

Në datë 29 Nëntor gazeta më e madhe spanjolle “El Pais” publikoi lajmin e lëshimit të urdhër arrestit për biznesmenin shqiptar Amant Josifi.

Lajmi shkaktoi tronditje në kupolën e policisë shqiptare. Urdhër arresti doli, por të arrestuar nuk kishte në Shqipëri. Josifi kishte arritur që t’i “shpëtonte” policisë. Dështimi për kapjen e biznesmenit lë hije të forta dyshimi.

Kur po bëhet një javë nga lajmi i publikuar nga media spanjolle, policia shqiptare nuk ka asnjë komunikatë, asnjë njoftim. I vetmi reagim i nxjerrë me “grep” nga goja e drejtorit Muhamet Rrumbullaku ishte ditën e shtunë kur shkurtimisht e konfirmoi.

“Jemi në një grup hetimi të gjerë me prokurorinë e posaçme dhe vazhdojmë të jemi në rrugë të mbarë për të gjithë personat që i shmangen drejtësisë qoftë brenda apo jashtë Shqipërisë” tha Rrumbullaku.

Por a mjafton kaq? Dhe aq më tepër pas insistimit të gazetarëve, pasi vetë policia ka heshtur. Ish-kryeministri Sali Berisha e ka denoncuar emrin e Amant Josifit prej gati një muaji apo më shumë si të lidhur me call center-at dhe sipas tij i mbrojtur nga vëllai i kryeministrit, Olsi Rama. Madje, Berisha tha se tashmë, Josifi është larguar nga vendi, dyshohet me destinacion në Dubai.

A u dekonspirua operacioni?

Fillimisht pyetja është nëse ka pasur operacion për kapjen e tij? Janë disa pyetje që policia e shtetit duhet t’u përgjigjet. Në çfarë date ka ardhur urdhri nga Spanja për arrestimin e tij? Cili ka qenë reagimi i policisë? Kur veproi?

A ka pasur kontrolle, operacion për të shkuar në gjurmët e tij? Amant Josifi është një biznesmen i njohur për lidhje të forta, sipas opozitës, me pushtetin. Themelues i APA-LIAISON Ltd në vitin 2012, i ndjekur nga EUROPE SERVICE GROUP Ltd, MCN SERVICES Ltd, etj.

Ai ka qenë edhe këshilltar i ministrit shqiptar të Mbrojtjes deri në vitin 2020, kur drejtohej nga Olta Xhaçka. Por në dosjen e drejtësisë spanjolle rezulton se nga afera ku pjesë e së cilës është edhe ai 200 mijë spanjollë, holandezë, gjermanë, belgë, francez, italianë etj janë zhvatur dhe ky rrjet u ka marrë 2.4 miliardë Euro.

Përpara se të shpallej në kërkim Josifi, spanjollët ishin në Tiranë dhe arrestuan katër persona; Irisa Puca 31-vjeç, Adrian Korriku 29-vjeç, Bernardo Saraçaj 32-vjeç dhe Erind Pysqyli.

Bernardo Saraçaj dhe Erind Pasqyli do të ekstradohen drejt Spanjës, pasi do të gjykohen në këtë shtet, për mashtrim online me kriptomonedhat. Këta u arrestuan kur spanjollët ishin vetë në Shqipëri.

Në rastin e dytë që dërguan vetëm urdhrin, biznesmeni ia mbathi. Referuar edhe akuzave të shumta nga politika, policia dhe SPAK duhet të përgjigjen nëse ka një hetim për dekonspirim të kapjes së tij.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit