-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Breçani: Fjalët që më tha agresori që goditi Berishën

Kryesoret

Ish-zyrtari i policisë Erzen Breçani ka dhënë detaje për sulmin ndaj kryetarit të PD-së, Sali Berisha. Breçani ishte ai që ndaloi, por edhe e mbrojti 31-vjeçarin Gert Shehu nga goditjet e truprojave dhe mbështetësve të Berishës.

Xhiroja e fundit, çfarë bëri agresori para se të qëllonte Berishën?

“Isha rreth 10 metra larg vendit të ngjarjes. Unë dëgjova që e goditën dhe u afrova. Falënderoj të gjithë ata që mu bindën dhe ndaluan së godituri. Ne reagojmë sepse na detyron profesioni. Edhe unë pata një goditje pa dashje. Vetë kordoni nuk kishte punonjës policie afër. Ne e morëm dhe e çuam në selinë e PD. Njoftuam sallën operative. Erdhi policia dhe e mori. I kërkova kishte dokument. Jo tha. Nuk kishte as telefon. Më tha emrin.

Ai tha vetëm: “Bëra atë që duhej bërë”. Nuk tha asnjë fjalë se kush e kishte sjellë. Nuk tha asgjë tjetër. “Bëra atë që duhej bërë dhe e bëra” – ishin fjalët e tij. Mu duk normal. Nuk mu duk si i çmendur. Po të kishte telefon do ia kishim mbajtur që të shihnim thirrjet. Nuk tha asnjë fjalë.

Kur erdhi policia nuk tha asnjë fjalë. E morën dhe ikën. Erdhën pak me vonesë sepse duhet të kishin ardhur më herët. Kemi parë kamerat e PD-së dhe ai ka qenë në oborr. Ai vinte vërdallë që më herët. Ka gjetur momentin e duhur kur Berisha po afrohej te gazetarët” –tha Breçani në Opinion.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit