-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ish-shefi i UNMIK-ut: Kosova duhet të themelojë Asociacionin

Kryesoret

Ish-shefi i UNMIK-ut, Joachim Ruecker u shpreh se Kosova ka bërë arritje të mëdha që nga koha kur ai ishte shef i misionit, duke përmendur mes tjerash mbështetjen që Asambleja Parlamentare i dha vendit për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

“Ajo çfarë ka ndodhur kohët e fundit, p.sh në Asamblenë Parlamentare në KiE tregon se integrimi i Kosovës në organizatat ndërkombëtare dhe organizmat euroatlantike është duke përparuar. E di që ende duhet vendimi i Këshillit të Ministrave, megjithatë ky është simbol i asaj se si po progresojnë gjërat”, tha Joachim Ruecker në “Lajmet e Fundit” në RTK.

Ish-shefi i UNMIK-ut theksoi se Kosova duhet të themelojë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe dhe Serbia ta njohë ‘de-fakto’ Kosovën si shtet.

“Ju e përmendët marrëveshjen e Ohrit dhe hapat e ardhshëm janë të qartë, duhet të formalizohet dhe mendimi im është që duhet të vazhdohet në mënyrë substanciale realizimi i kësaj marrëveshjeje, por Kosova duhet të merret edhe me themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe dhe të kemi njohje ‘de-fakt’o nga Serbia, ndoshta ata nuk e implementojnë, këtë por kjo duhet të vihet në vijën e finishit. Është mjaft e qartë nga ana e BE-së se këto gjëra duhet të ndodhin”, tha Ruecker.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit